Çfarë është cilësia e arsimit tek ne dhe me çfarë kapitali arsimor disponojnë nxënësit e shkollave të mesme në moshën 15 vjeçare, do të matet me testimin ndërkombëtar PISA 2022 në të cilin, në mesin e 85 vendeve pjesëmarrëse në botë, Maqedonia e Veriut merr pjesë për herë të katërt me mostër reprezentative prej 7,850 nxënës të shkollave të mesme.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri me këtë rast tha se testimi PISA është kontrollimi i shkrim leximit gjuhësor, matematikor dhe shkencor, gjegjësisht dijes së nxënësve në fushën e shkencave natyrore, ndërsa dhe këtë vit për herë të parë do të matet edhe mendimi kreativ i nxënësve.
“Kjo është një nga testimet më të njohura dhe më kredibile ndërkombëtare të cilën e realizon OECD dhe me të matet shkrim-leximi, gjegjësisht dituria e aplikueshme që i nevojitet nxënësit për të vazhduar arsimin e tij dhe për të pasur sukses në jetën e tij personale dhe profesionale. Të gjitha detyrat të cilat janë në testimet kanë të bëjnë me situata reale në të cilat mund të gjenden nxënësit dhe përmes përgjigjeve nuk maten njohuritë riprodhuese, por funksionale, të cilat janë të rëndësishme për lidhjen, kuptimin dhe zgjidhjen e problemeve”, deklaroi ministri Shaqiri.
Testimi PISA për herë të parë në vendin tonë realizohet në mënyrë elektronike. Vitin e kaluar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Qendrën Shtetërore të Provimeve realizuan aktivitete të shumta përgatitore dhe testime provuese.
Madje, Shaqiri theksoi se nxënësit janë të përgatitur dhe nuk kanë frikë se rezultatet do të ndikojnë në notat e tyre përfundimtare, ndërsa më e rëndësishmja që dukshëm është ngritur vetëdija se me pjesëmarrjen e secilit individ jep kontribut në avancimin e politikave për zhvillimin e sistemit nacional arsimor.
“Rezultatet e PISA-s janë të rëndësishme, veçanërisht në këtë periudhë në të cilën po zbatojmë reformat e shumta arsimore deri më tani në vendin tonë. Ato do të na ndihmojnë në mbajtjen e vendimeve strategjike dhe do të na mundësojnë që realisht të planifikojmë masa për përmirësimin e cilësisë së arsimit, të cilën tek të rinjtë do të zhvillojë kompetenca me të cilat do të jenë konkurruese në tregun e punës, për të cilat janë më pak të rëndësishme rregullat vendore. Prandaj edhe krahasimet me rezultatet që kanë arritur vendet tjera bëhen më përkatëse të shfrytëzohen përvojat e tyre për planifikimin e aktiviteteve që do të përmirësojnë rezultatet e nxënësve tanë”, theksoi Shaqiri.
Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, deri më tani ka marrë pjesë në tri cikle: PISA2000, PISA2015, PISA2018 dhe tani PISA2022. Realizues i studimit në vendin tonë është Qendra Shtetërore e Provimeve.
Comments are closed for this post.