Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), i cili u mbajt në margjinat e Sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Gjatë fjalimeve të përfaqësuesve të vendeve anëtare, fokusi ishte tek agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe mënyra se si CEI mund ta ndihmojë këtë vend. U diskutuan edhe modalitetet se si nisma mund t’u qaset sfidave aktuale që lidhen drejtpërdrejt me luftën – kriza energjetike dhe ndërprerja e zinxhirit të furnizimit.
Në këtë drejtim, Ministri Osmani bëri thirrje për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e përbashkëta të BE-së për ballafaqimin me pasojat ekonomike, financiare dhe energjetike nga invazioni rus ndaj Ukrainës. Si shembuj pozitiv, në këtë drejtim, i theksoi vendimet e qeverive të Bullgarisë dhe Greqisë për ta ndihmuar Maqedoninë e Veriut ta tejkalojë vështirësinë me mungesën e energjisë.
Osmani iu referua edhe zgjerimit të BE-së, për të cilin theksoi se duhet parë si “investimi më adekuat për sigurinë e vetë Unionit dhe të kontinentit evropian në tërësi”.
Comments are closed for this post.