Vendi do të mund të furnizohet nga më shumë burime të gazit përmes Bullgarisë. Kjo është mundësuar pas nënshkrimit të sotëm të Marrëveshjes për lidhje ndërsistemore për furnizim dhe distribuim të gazit në Pikën ndërlidhëse Qystendil – Zhilidovë mes SHA GA-MA dhe Bullgartransgaz.

Marrëveshjen e nënshkruan drejtori ekzekutiv i SHA GA-MA, Aleksandar Arsiq dhe drejtori ekzekutiv i Bullgartransgaz, Vlladimir Malinov, ndërsa mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Resurseve Nacionale Energjetike SHA Shkup, Bajram Rexhepi.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është me rëndësi të madhe sepse hap mundësi për rritje të kapacitetit të tanishëm të gazsjellësit me Bullgarinë, si dhe lirimin nga kapacitetet plotësuese për shfrytëzim të më shumë furnizuesve dhe diversifikim të burimeve tona të furnizimit, si dhe shfrytëzim të të gjitha burimeve të cilat për momentin janë të pranishme në tregun e gazit natyror në Republikën e Bullgarisë, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes në Sofje.

Me marrëveshjen për ndërlidhje mes SHA GA-MA dhe Bullgartransgaz përcaktohen në hollësi kushtet, procedurat operative dhe dispozitat në lidhje me dërgesën e gazit natyror të pikës për ndërlidhje të kufirit Maqedoni e Veriut -Bullgari të Pikës ndërlidhëse Qystendil – Zhidilovë, me qëllim që të lehtësohet ndërlidhja efikase e rrjetit ndërlidhës transmetues.

Konkretisht me marrëveshjen rregullohet rritja e presionit të stacionit të kompresionit. Kapaciteti teknik i pikës së dërgesës do të jetë 3.044.000 kub metra normale, që nënkupton se kapaciteti teknik do të rritet për 500.000 metra kub normale me mundësi për lirim të kapaciteteve plotësuese të pashfrytëzuara deri më tani.

Me marrëveshjen gjithashtu ndryshohet metodologjia për përllogaritje të sasisë së gazit dhe mënyrës së përcaktimit të cilësisë së gazit dhe analizë të tij dhe kontrollim të rregullt, gjegjësisht matja e energjisë do të përllogaritet në kilovat orë [kWh] në vend se metrave kub të deritanishme standarde në temperaturë referente prej 20℃ [nm3].

Shtrirja e përbërjes së lejuar të gazit rritet me çka mundësohet importi i gazit nga burime të ndryshme. Minimalisht/maksimalisht vlerat e lejuara të përbërjes së gazit janë barazuar me ata të fqinjëve Greqisë dhe Bullgarisë ku është e mundur edhe hyrje e gazit nga burime të tjera. Përcaktohet koha e fillimit të ditës së gazit në vend se të deritanishmit prej orës 08:00 рm, të jetë 06:00 pm, për shkak të përshtatjes me normat e BE-së.

Fillimi i zbatimit është dakorduar që të jetë prej 01.01.2023. Periudha deri në fillimin e zbatimit do të shfrytëzohet si periudhë testimi mes dy operatorëve, me çka do të duhet edhe në praktikë të përgatiten të gjitha procedurat e punës. Në ndërkohë duhet të nënshkruhen marrëveshje të reja me furnizuesit dhe shfrytëzuesit dhe të miratohen rregulla të reja të punës.