Ministria e Kulturës njofton se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hapin një kapitull të ri në menaxhimin e përbashkët me Trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit.
“Sot në Ohër u dakorduam se po hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.U dakorduam se përmes menaxhimit të përbashkët me trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore,të cilën e ndajmë me gjithë botën,gjegjësisht duke ndërmarrë hapa konkrete për mbrojtje,do të vendosim një shembull edhe për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinje,për një rajon më të mirë dhe më të integruar ballkanik,”tha ministrja e kulturës Irena Stefoska në takimin e përbashkët të Komisioneve nacionale të UNESCO-s të R. së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë,i cili u zhvillua sot në Ohër.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të zhvillojnë një Plan strategjik të përbashkët me qëllime të caktuara,iniciativa të përbashkëta dhe projekte për mbrojtjen e rajonit të Ohrit si një vlerë e jashtëzakonshme.Plani do të përfshijë masa korigjuese,me një kornizë kohore,ndërsa në periudhën e ardhshme më shumë vëmendje do ti kushtohet koordinimit në kontekst të menaxhimit të përbashkët me rajonin e Ohrit,në përputhje me udhëzimet e fundit të raportit të Misionit Reaktiv të UNESCO-s.
“Bashkëpunimin që e kemi krijuar me Maqedoninë e Veriut,na hap dyer për aktivitete të reja.Janë duke na pritur angazhmane të cilat ishin të vonuara për shkak të pandemisë dhe për të cilat tani me sigurimin e mjeteve do të punojmë në mënyrë intenzive”,tha ministrja e kulturës së Shqipërisë Margariti.
Të dy ministret e kulturës në Ohër,nënshkruan Programë për bashkëpunim në fushën e kulturës ndërmjet Ministrisë së Kulturës të R. së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës të R. së Shqipërisë,për periudhën nga viti 2021 deri më vitin 2026,me të cilin manifestohen përpjekjet për avancim të lidhjeve tradicionale të mira kulturore.
Comments are closed for this post.