Në Poznan sot në kuadër të samitit të vendeve nga Ballkani Perëndimor do të mbahet ngjarja qendrore – mbledhja e shefave të shteteve ose qeverive, ku duhet të publikohet kryesimi i ardhshëm i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit për përkrahje të bashkëpunimit rajonal dhe eurointegrime.

“Në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Poznanj, në konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrit Zaev me kryeministrin e Polonisë, Mateush Moravjecki, me kancelaren e RF të Gjermanisë Angela Merkel dhe me kryetarin e Qeverisë së Bullgarisë, Bojko Borisov, e cila do të mbahet në ora 15:00, do të publikohet se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë bashkarisht do të kryesojnë me Procesin e Berlinit gjatë 12 muajve të ardhshme. Kryesimi i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të finalizohet në korrik të vitit 2020 me samitin vjetor, i cili bashkarisht do të organizohet në Sofje dhe Shkup, informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë.

Prej aty potencojnë se nga fillimi i kësaj iniciative, për herë të parë po ndodh që një vend nga Ballkani Perëndimor, kandidat për anëtarësim në BE, siç është Maqedonia e Veriut, të bashkëkryesojnë me Procesin e Berlinit dhe së bashku me Bullgarinë, vend anëtar, t’i organizojë dhe koordinojë projektet për përkrahje të bashkëpunimit rajonal dhe eurointegrimet e Ballkanit Perëndimor.

Programi i shefave të shteteve dhe qeverive në Samitin për Ballkanin Perëndimor sot fillon me pritje zyrtare nga kryeministri polak Mateush Moravjecki të shefave të delegacioneve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe kancelares Angela Merkel dhe anëtarëve të delegacionit qeveritar të RF të Gjermanisë, e cila është patron i iniciativës së Procesit të Berlinit.

Në sesionin plenar të samitit, mysafirët nga rajoni do t’i përshëndes edhe presidenti i Polonisë, Andzhej Duda.

Kryeministri Zaev do të merr pjesë në të gjitha sesionet punuese të Samitit dhe do të ketë fjalim në drekën punuese, si dhe në sesionin plenar.

Agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit në Poznanj bazohet në dimensionin politik dhe ekonomik. Sferat kryesore të bashkëpunimit janë lidhja transportuse dhe energjetike e Rajonit, integrimi ekonomik, biznes sektori, bashkëpunimi mes të rinjve, trajtimi i çështjeve bilaterale dhe tjera të hapura politike nga e kaluara e Rajonit, por edhe sfida globale në sferën e sigurisë dhe migrimit.