Maqedonia e Veriut ka pësuar humbje në ndeshjen e saj debutuese në një Kampionat Evropian, pasi u mund 3:1 nga Austria në ndeshjen hapëse të Grupit C në Euro 2020.
Stefan Lainer, Michael Gregoritsch dhe Marko Arnautovic shënuan për t’ia siguruar Austrisë fitoren e parë në historinë e vet në një turne të madh, ndërkohë që goli debutues i Goran Pandevit shërbeu vetëm sa për ta ngushëlluar ekipin maqedonas të dielën në Arenën Kombëtare në Bukuresht.
Katër futbollistë me prejardhje shqiptare luajtën titullar për Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e saj debutuese në një turne të madh.
Arijan Ademi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi ishin, ndërsa Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtulahi u lanë në stol. Bardhi bëri lojë të mrekullueshme por nuk arriti ta frymëzojë shtetin fqinj drejt fitores në debutim.
Maqedonia e Veriut – e cila e mundi Kosovën rrugës për ta siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020 – pësoi herët në minutën e 18-të, kur Lainer shënoi me gjysmë vollei në shtyllën e dytë pasi u harrua i vetëm nga Musliu dhe Alioski.
Por një gabim trashanik i portierit austriak e ftoi ekipin maqedonas të kthehej në lojë, pasi Pandev e shfetyezoi atë gabim për ta cuar topin në rrjetën boshe, duke u bërë lojtari i dytë më i vjetër që shënon gol në historinë e Kampionatin Evropian.
Mbizotërimi i austriakëve u shpërblye kur Gregoritsch, i ardhur nga stoli, shënoi për ta kthyer epërsinë në minutën e 78-të.
Një tjetër lojtar i ardhur nga stoli, Arnautovic, e vulosi fitoren e parë të Austrisë në një turne të madh duke edhe ai u ndihmua nga gabimi i mbrojtjes kundërshtare për të shënuar në minutën e 89-të.
Kështu Austria i siguron tri pikët e para takimit me favoritin e Grupit C, Holandën në xhiron e dytë. Maqedonia e Veriut përballet me Ukrainën në xhiron tjetër.
Ndeshja tjetër e rrethit të parë në Grupin C mes Holandës dhe Ukrainës zhvillohet sonte.
Comments are closed for this post.