Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Facebook ka postuar video nga rindërtimi i autostradës Shkup-Tetovë.

Investimi kap vlerën e 9.1 milionë eurove.

Ai ka bërë të ditur në profilin e tij: Vazhdojmë me ritëm të shtuar të punës. Video nga rindërtimi i autostradës Tetovë – Shkup në pjesën para Shkupit, projekt i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore.

Do ta bëjmë Maqedoninë vend më të bukur për të jetuar, paralajmëroi ministri Nikoloski