Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 22-të e shqyrtoi dhe miratoi “Informacionin për krijimin e Strategjisë zhvillimore kombëtare 2022-2024”, dhe e miratoi edhe “Kornizën metodologjike të Strategjisë zhvillimore kombëtare 2022-2024”, të propozuar në fazën e parë të projektit.
Strategjia zhvillimore kombëtare 2022-2024, thonë nga Qeveria, ka për qëllim të sigurojë vizion afatgjatë dhe udhërrëfyes për zhvillim ekonomik, social, kulturor dhe ekologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.“Strategjia zhvillimore kombëtare do të krijohet përmes një procesi të gjërë gjithpërfshirës në të cilin do të konsultohen të gjitha palët e interesuara në shtet, direkt duke i përfshirë edhe qytetarët, me qëllim që dokumenti përfundimtar për vizionin dhe të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut të jetë konsensual dhe mbipartiak, si dhe me gjithëpërfshirjen e gjeneratave, ndëretnike, gjinore dhe sociale.
“Fokus primar i Strategjisë zhvillimore kombëtare është hapja e mundësive, por edhe krijimi i kapaciteteve dhe rrezistenca e shoqërisë për ballafaqim me pasigurinë e rritur dhe rreziqet në korniza botërore, si dhe për ballafaqim me trendet globale siç janë ndryshimet klimatike dhe transformimi digjital”, thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp qeveritar.
Procesi i krijimit të Strategjisë zhvillimore kombëtare (SZHK) 2022-2024 filloi në janar të vitit 2021, me disenjim të kornizës metodologjike e cila e konfirmoi mënyrën e përgatitjes së strategjisë, implementimin e saj, si dhe mekanizmat për ndjekje të suksesit të zbatimit.
Faza e dytë e projektit do të fokusohet në vetë përpunimin e Strategjisë dhe në operacionalizimin e modeleve për zbatimin e saj. Qeveria i obligoi zëvendësit e kryetarit të Qeverisë dhe ministrin e Financave ta koordinojnë procesin për përgatitje të Strategjisë zhvillimore kombëtare 2022-2024 në suaza të fazës së dytë të projektit dhe në çdo 6 muaj, ndërsa sipas nevojës edhe më shpesh, ta njoftojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përparimin e projektit
Comments are closed for this post.