Të moshuarit mbi 67 vjet dhe personat nën 18 vjet që kishin kufizime të lëvizjes, nga dita e sotme do të mund të lëvizin nga ora 19:00 deri në ora 5 e mëngjesit.

Ndryshimet dhe plotësimet e këtij Vendimi për kufizim të lëvizjes në gjendje të jashtëzakonshme, Qeveria e miratoi menjëherë pasi dje Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë regjimin e posaçëm të lëvizjes për këto dy kategori.

Siç njoftuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria në mbledhjen e djeshme miratoi edhe shtesa të Urdhrit për mbrojtje shëndetësore për shkak të parandalimit nga coronavirusi.