Ministria e Punës dhe Politikës Sociale publikoi Draft-ligjin për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave, qëllimi i të cilit është nxitja e punëdhënësve të paguajnë pagë më të madhe për shkak të përmirësimit të standardit ekonomik.
Sipas këtij Draft-ligji, subvencionim të kontributeve mund të shfrytëzojë secili punëdhënës aktiv, përkatësisht secili person fizik i cili nuk është në falimentim.
Subvencionimin e kontributeve nuk mund ta përdorin organet shtetërore, ndërsa sipas këtij ligjit punëdhënësi nuk paguan kontributet nëse punëtorit i jepet rritje page prej 600 deri 6.000 denarë dhe se ky ligj hyn në fuqi në tetor të këtij viti.
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut potencojnë se subvencionimi i kontributeve sociale do të ndikojë në ekonominë e përgjithshme.
Këto masa do të kontribuojnë në përmirësimin e punës, rritjen e cilësisë, rritjen e pagave me çka do të nxisë edhe rritje më të madhe ekonomike në vend.
Comments are closed for this post.