Me ndryshimet e reja në Ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financim të terrorizmit, kufiri i pagesës kesh do të rritet nga 500 në 3 mijë euro. Ndryshimet u miratuan pas një procedure të shkurtuar në seancën parlamentare të mbajtur më 27 dhjetor, me iniciativën e një grupi deputetësh.

Përkrahës të propozimit për të rritur kufirin e pagesës kesh ishin deputetët Ejup Alimi, Rexhail Ismaili, Agim Shaqiri, Aleksandar Filipovski, Agim Murtezanov dhe Mirosllav Jovanov. 54 deputetë votuan në favor të ndryshimeve, pa asnjë abstenim.

Ministria e Ekonomisë me arsyetimin për të ulur ekonominë në të zezë e uli pragun e pagesës në kesh nga 15 mijë në 2 mijë euro. Më 1 janar 2019 ky prag u ul në 1 mijë euro, ndërsa nga qershori në 500 euro.

Ministri i atëhershëm i Financave Dragan Tevdovski, tha se kjo masë është një nga arsyet e raportit pozitiv të Komisionit Evropian në fushën kundër ekonomisë gri.

Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi nga publikimi në Gazetën Zyrtare.