Reformat në institucionet kyçe për luftën kundër korrupsionit, patjetër të vazhdojnë, madje dhe të forcohen kompetencat e institucioneve me qëllim edhe të konfiskimit të pronave të përfituara me korrupsion. Kështu porositi Freek Janmat, përfaqësues i BE-së.

Këtë qëndrim Janmat këtë e deklaroi në konferencën për ndjekjen e reformave të anti korrupsionit. Ai nënvizoi se vazhdimi i luftës kundër korrupsionit është i domosdoshëm, sidomos për fillimin e negociatave qasës me BE-në.

Përfaqësuesi i Komisionit për antikorrupsion, Vlladimir Georgiev deklaroi se qytetarët kanë filluar të kthejnë besimin tek Komisioni për ndalimin e korrupsionit, pasi vetëm për tre muaj kanë paraqitur mbi 500 raste.

Ndërsa zv/ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, tha se institucionet e vendit janë angazhuar që sa më tepër të zbatohen rekomandimet e faktorit ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit.