Qytetarët të shmangin kryerjen e pagesave me para kesh, bëri thirrje zv. ministri i shëndetësisë Armand Asllani.
Asllani sot, në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, bëri edhe një herë thirrje për të shmangur lëvizjen jashtë, mbledhjen në treg, në shitore dhe dyqane.
“Ekziston edhe një rekomandim i OBSH, nëse shkëmbeni kartëmonedha, para, duhet t’i lani duart më shpesh. Por nëse është e mundur, është më mirë të paguani me kartë ose në mënyrë elektronike”, tha zëvendësministri.
Comments are closed for this post.