Komisioni për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian kërkon që qasja në fondet IPA 3, të mund të suspendohen nëse nuk respektohet qeverisja e së drejtës në vendet kandidate, njofton AIM nga Brukseli.

“Fondet IPA 3, pjesë e kornizës së ardhshme shumëvjeçare e Bashkimit Evropian për periudhën nga viti 2021 deri më 2027, duhet të shpërndahen sipas logjikës së “shpërndarjes së drejtë” në vendet e caktuar të vendeve dhe të mund të suspendohen nëse shkelen principet e qeverisjes të së drejtës”, thanë eurodeputetët të cilët janë pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Mundësia e suspendimit të qasjes së fondeve është kërkesë kyçe e deputetëve në bisedimet në mes Parlamentit dhe Këshillit.

“Kjo ndihmë duhet të shoqërohet me pasoja të qarta në rast se në mënyrë serioze shkelen respektimi i dinjitetit njerëzor, liria, demokracia, barazia, shteti i së drejtës dhe të drejtat njerëzore”, vlerësojnë nga Parlamenti Evropian.