Prej të enjten do të zgjatet orari i punës për kafenetë dhe restorantet, gjegjësisht ata do të mund të punojnë deri në ora 21:00.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai thotë se javën e ardhshme mund të ketë lehtësim tjetër të masave.
“Sot në seancë të qeverisë, kemi miratuar propozimin, që nga 21 janari, orari i punës për objektet hotelerike të jetë deri në ora 21:00. Javën e ardhshme pasi ta analizojmë gjendjen epidemiologjike në vend, mund të ketë ketë lehtësim shtesë të masave, gjegjësisht orari i punës së kafeneve të jetë deri në ora 23:00”, ka shkruar Filipçe.
Ndryshe, vendimi që kafenetë të punojnë deri në ora 18:00 u soll në dhjetor të vitit 2020, me qëllim që të ndalohen grupimet gjatë vitit të ri dhe me këtë edhe të parandalohet përhapja e COVID-19.
Comments are closed for this post.