Gjithsej 27.100 kërkesa ka pasur për shfrytëzimin e masave për mbështetje financiare për muajin maj.

Këto kërkesa, siç thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, janë parashtruar nga punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar deri më 2 qershor.

“Për masën mbështetje financiare të personave fizik që kryejnë veprimtari të pavarur ka 4.733 aplikimi nga ku 4.064 janë pranuar. Për masën mbështetje financiare për pagesën e pagës për muajin maj 20.127 kompani kanë kërkuar nga ku 16.610 kërkesa janë pranuar. Për masën subvencionim të pagesës së kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm kërkesë kanë parashtuar 2.240 kompani nga u 1.909 janë pranuar”, sqarojnë nga DAP.

Nga atje shtojnë masat janë reale, masat po realizohet dhe bëjnë thirrje të parashtrojnë kërkesë deri më 5 qershor.