Njëzet e pesë raste të reja të kollës së mirë janë evidentuar prej 30 gushtit deri më 5 shtator, me çka numri i përgjithshëm i të sëmurëve në shtet u rrit në 1.074, ceket në raportin më të ri të Institutit për shëndet publik (ISHP), i publikuar sot pasdite.
Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë paraqitur janë në Shkup – 14, ndërsa pesë të sëmurë janë nga Tetova, tre nga Kratova, dy nga Kumanova dhe një nga Kriva Pallanka. Mosha e të sëmurëve lëvizë prej një muaj deri në 60 vjeç. Numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha nën një vjeç.
Lidhur me statusin vaksinues të të sëmurëve, 18 persona nuk janë të vaksinuar kompletisht, të pavaksinuar apo kanë status të panjohur vaksinues, gjashtë janë kompletisht të vaksinuar dhe një është vaksinuar në pajtim me moshën. Nga rastet e reja, pesë persona janë hospitalizuar.
Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, tek 1.067 persona janë re4gjistruar simptoma, përderisa tek shtat sëmundja ishte në formë asimptomatike.
Në rrjedhë janë tre epidemi të paraqitura në nivel të territorit të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.
“Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara, 678, përkatësisht 63,1 për qind, nuk ishin të vaksinuar, nuk janë kompletisht të vaksinaur në pajtim me moshën apo nuk ka dëshmi për vaksinim. Nga rastet të cilat janë vaksinuar tërësisht – 288, mesatarja e kohës së kalaur nga doza e fundit të vaksinës deri në sëmurje, është 11 vite”, shkruan në raportin e ISHP-së.
Nga 18 janari deri më 5 shtator, janë dhënë gjithsej 67.183 doza të vaksinës me komponentin kundër kollës së mirë.
Comments are closed for this post.