Në Maqedoninë e Veriut 1 dhjetori nje qese në market do te kushtojë 15 denarë.

Kjo masë hyn në fuqi në përputhje me Ligjin e ri për menaxhimin e mbeturinave nga ambalazhi.

Marketet dhe dyqanet e tjera deri më tani për një qese najloni paguanin nga 1 deri në 10 denarë, por ato ndalohen përfundimisht.

Gjithashtu, per here të parë që nga e mërkura, vendoset ndalimi i përdorimit të ambalazheve plastike për një përdorim në zonat e mbrojtura.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini theksoi se këto ligje do të mundësojnë evropianizimin përfundimtar të menaxhimit te mbeturinave.