Nga 1 janari i vitit 2022, punëtorët që janë të angazhuar në veprimtarinë e tregtisë për 100% do të kenë pagë më të madhe ditore.

Siç theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sipas dryshimeve të Ligjit për tregtinë që u miratuan në Kuvend, duke filluar nga 1 janari 2022, të punësuarit në qendrat tregtare, shitësit brenda pikave të karburantit, tregtarët me pakicë me një të punësuar, të cilët do të punojë të dielën, do të marrin dyfishin e pagës ditore, përkatësisht mëditjen e rritur për 100%.

“Këta tregtarë do të duhet të paguajnë edhe shtesë prej 2% të fitimit të realizuar në qendrat tregtare gjatë vitit paraprak për punën gjatë të dielave dhe festave, kurse mjetet do të përdoren për ndërtimin e kopshteve të reja për fëmijë”, shprehet Bekteshi.

Kujtojmë se në fuqi nga viti i ardhshëm do të hyjë e dita e diel ditë pushimi për shumicën e punëtorëve.