Gjithsej 1.687 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në Shkup dhe në spitalet në qytete të tjera. Ka rreth 340 shtretër spitalorë të lirë në qendrat kovide, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në 24 orët e kaluara, 68 pacientë të rinj u shtruan në spital në Qendrat Covid në Shkup për shkak të ndërlikimeve me coronavirus. Gjithsej 688 persona të dyshuar ose të konfirmuar për Covid-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.

Në 24 orët e fundit, gjithsej 999 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus janë raportuar të trajtohen në qendrat spitalore në qytete të tjera”, thonë nga MSH.

Në 24 orët e fundit, ka pasur 29 pritje në Klinikat e Brendshme dhe Kirurgjike në Shkup.