Viktima e dytë është regjistruar nga gripi sezonal në Maqedoni. 24-vjeçarja me sindromën “Down” ka ndërruar jetë në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv, njofton Kanal 5.

Deri tash ka pasur disa raste të këtij gripi, ndërsa epidemiologet japin alarmin për dyfishimin e numrit të të prekurve.

Më herët në Klinikën e Fëmijëve ndërroi jetë edhe një 5-vjeçare, për shkak të komplikimeve të gripit.

Ndryshe, virusi me ndikimin A në Maqedoni nuk ka qenë i pranishëm në tre vitet e fundit.