Në Maqedoni sot do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira mesatare lokale dhe erë veriperëndimore.
Pasditja në shumë vende do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë.
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 29 deri në 38 gradë.
UV indeksi do të jetë = 8.
Në Shkup në mëngjes do të mbaj mot me diell, kurse nga mesdita herë pas here do të paraqiten kushte jostabile klimatike dhe me reshje të rrëmbyeshme të kohëpaskohshme, bubullima dhe erë të fortë.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 34 gradë.
Ditët në vijim do të jenë shumë të nxehta, sidomos në pjesët jugore të vendit.
Nesër dhe të shtunën do të ketë mot të paqëndrueshëm, ndërsa të dielën pritet që moti të stabilizohet gradualisht.
Në disa pjesë të Luginës së Shkupit, sidomos nesër dhe të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë dhe pasdite herë pas here jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë.
Comments are closed for this post.