Mbi 15 mijë pacientë të shëruar nga COVID-19 janë në vend, prej fillimit të pandemisë. Në nivel botëror ky numër është pothuajse 26 milionë.
Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, dje u regjistruan 109 pacientë të shëruar. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje përmes profilit të tij në Facebook u bëri thirrje të gjithë pacientëve të shëruar nga COVID-19, të cilët i përmbushin kushtet për dhurim të plazmës së gjakut, të lajmërohen në Institutin për mjekësi transfuzioni.
Numri i të vdekurve, ndërkaq është 743, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit betejën me koronavirusin e humbën katër pacientë.
Filipçe dje kumtoi se kanë bërë analizë të vdekshmërisë, dhe paralajmëroi se për kohë shumë të shkurtë, përkatësisht për disa ditë do të përfundohet në Klinikën për sëmundje infektive, ndërsa sipas të gjitha gjasave, gjatë javës së ardhshme edhe në SPQ “8 Shtatori”. Kontrolli i parë, sipas tij, tregon se ka përqindje serioze të rasteve të vdekjes të cilat ndodhin në disa ditët e para pas pranimit, sepse pacientët paraqiten vonë në spital.
Paralajmëroi se me ndihmën e Bankës botërore do të pajisen me teste më bashkëkohore për Kovid-19 të cilët japin rezultate për 15 minuta. Mbajtja e masës nga tetë orë në shkollë, sipas tij, nuk paraqet kurfarë rreziku për fëmijët, dhe kjo, siç tha, është një rekomandim mjaft i sigurt.
Lidhur me rastet e reja të të infektuarve me këtë sëmundje, dje u regjistruan 162. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me kovid në vend, prej fillimit të epidemisë paraqet 18138, ndërsa për momentin raste aktive janë 2327. Më së shumti raste aktive edhe më tej ka në Shkup – 775, pasojnë Kumanova – 184, Koçani – 161, Strumica – 156, Tetova – 149, Prilepi – 124.
Në spitale, nga Kovid-19 po mjekohen 343 persona, prej të cilëve 41 në mbështetje oksigjeni, ndërsa një në ventilim mekanik.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 190.127 testime.
Në botë, numri i të infektuarve tejkaloi 34 milionë, aktivë janë 7,8 milionë, ndërsa vdiqën një milion njerëz.
Comments are closed for this post.