Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare të ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Reshje të dobëta të borës ka në Kriva Pallankë, Stracin, Pavleshenci, Shtip, Saramzalino, Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit e cila për momentin nuk po mbetet nëpër rrugë, kumtojnë nga LAMM,

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje-dalje nga shteti.