Po bie numri i njerëzve që janë të sëmurë me grip. Këtë e vërtetojnë edhe nga Instituti për Shëndet Publik.

Në raportin e rregullt thuhet se për një javë ka 202 të sëmurë, që është 30% më pak se java e kaluar.

Javën e kaluar s’ka pasur viktima nga komplikimet nga virusi. Deri tash, gjatë vitit 2018/2019 janë regjistruar 28 raste të vdekjes që janë lidhur me gripin ndërsa mosha e viktimave ka qenë nga 5 deri 86 vite.

Në total 21.000 pacientë janë regjistruar me grip në Maqedoninë e Veriut.