Sipas statistikave të ditës së djeshme, brenda 24 orëve janë regjistruar 127 raste të reja me Kovid-19 nga 904 testimet e kryera. Gjithashtu janë regjistruar edhe tetë të vdekur, ndërsa janë shëruar 83 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve më Kovid në vend nga fillimi i epidemisë është 9153, numri i pacientëve të shëruar është 4810, numri i vdekjeve është 422, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3921. Për momentin shpërndarja sipas qyteteve është si vijon: në Shkup gjithsej janë të infektuar 4271, aktivë 1885, pastaj Kumanova gjithsej 908, aktivë 240; Dibra 173, aktivë 111; Shtipi 582, aktivë 277; Prilepi 311, aktivë 62; Tetova 944, aktivë 297; Struga 361, aktivë 179; Ohri 238, aktivë 123; Gostivari 294, aktivë 193; Sveti Nikolla 197, aktivë 182 etj.

Në Klinikën Infektive gjithsej janë hospitalizuar 94 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 44 pacientë, nuk ka pacientë në makinë respiratore. Në Spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 16 pacientë të rritur, pozitivë me Kovid-19, gjashtë fëmijë pozitivë në virus.

Në SPQ “8 Shtatori”, janë hospitalizuar 94 pacientë. Në makinë respiratore janë tre pacientë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 35, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 52 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Kumanovë, Veles, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 128 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19.

Nga rastet aktive sipas komunave në Shkup më shumë ka në Çair – 280, Gazi Babë – 195, Aerodrom – 167, Qendër dhe Karposh nga 153, Birel – 132, Kosella Vodë – 124, Gjorçe Petrov – 113, Saraj – 108, Studeniçan – 105, Shuto Oritzare – 97, Haraçinë – 30, Ilinden dhe Petrovec nga 20, Çuçer Sandevë – 12, Sopishtë – 18, Zelenikovë -12, të huaj – 7, të papërcaktuar -139.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së djeshme kërkoi prej institucioneve kompetente – MPB dhe inspektoratet kompetente të zbatojnë hetime dhe t’i sanksionojnë ahengjet në më shumë qytete për të cilat janë publikuar fotografi në rrjetet sociale ndërsa të cilat janë në kundërshtim me protokollet e rregulluara shëndetësore.

“Po shikoj fotografi në mediat sociale prej ahengjeve në më shumë qytete pa u respektuar protokollet dhe masat për mbrojtje nga Kovid-19. Kërkoj urgjentisht institucionet kompetente – MPB dhe inspektoratet kompetente të zbatojnë hetime dhe t’i sanksionojnë këto tubime në mënyrë të palejuar! Të rinjtë duhet në tërësi t’i respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi, ta mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre”, tha dje Filipçe.

Ai theksoi se ne jemi njëra ndër vendet e rralla i cili gjithë këtë periudhë ka protokolle për funksionimin e kompanive, bizneseve, objekteve hotelerie, plazheve, pishinave.

“Këto protokolle bazohen në parime të qarta epidemiologjike. Mbajtja e detyrueshme e maskave, mbajtja e distancës fizike është mënyra e vetme me të cilën ne do të dalim nga kjo krizë shëndetësore. Nëse u përmbahemi masave parandaluese numri i të sëmurëve do të ulet”, tha Filipçe.

Inspektorati i tregut paralajmëroi kallëzime penale për pronarët e klubeve të natës që kanë punuar këtë fundjavë pa i respektuar masat parandaluese. Ky lloj i lokaleve nuk kanë të drejtë fare të punojnë, shprehet Meri Proja nga Inspektorati shtetëror i tregut dhe prandaj do të marrin kallëzim përkatës. Parregullsi janë vërtetuar në diskotekë në Strumicë, në klube në Vinicë, Kavadarë dhe Prilep. Secili operator ekonomik para se të sanksionohet është paralajmëruar dhe i është tërhequr vërejtja nga inspektorët së paku katër herë, shprehet Proja. Është brengosëse ajo që edhe pas pesë muajve nga pandemia njerëzit nuk janë seriozë dhe vënë në rrezik një pjesë të madhe të qytetarëve në vend”.