Skuadra angleze shënoi fitore solide sonte si vendase me rezultat 2:0, ku edhe siguroi biletën për finalen e Ligës së Kampionëve.
Manchester City ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, ku brenda dy ndeshjeve e eliminoi skuadrën e Paris Saint-Germain në gjysmëfinale, me rezultat të përgjithshëm 4:1.
Pa dyshim lojtari i ndeshjes ishte sulmuesi Riyad Mahrez, i cili me dy golat e tij, 11’ dhe 63’, arriti ta dërgojë Cityn në finalen e madhe në Stamboll.
Pas ndeshjes, Mahrez u vlerësua me notën më të lartë 8.7, ndërsa te skuadra e PSG, lojtari më i dalluar ishte mbrojtësi brazilian Marquinhos, me notën 7.4.
Notat e lojtarëve:
Manchester City (7.21):
Ederson (6.9), Walker (8.0), Stones (7.3), Zinchenko (7.5), Foden (7.7), Gundogan (7.9), Fernandinho (7.1), Mahrez (8.7), Silva (6.6), De Bruyne (6.9)
Paris Saint-Germain (6.64):
Navas (6.7), Florenzi (6.7), Marquinhos (7.4), Kimpembe (6.9), Diallo (6.2), Herrera (6.4), Paredes (6.6), Verratti (7.2), Di Maria (6.1), Icardi (6.4), Neymar (7.0)
Comments are closed for this post.