Pjata që ju sugjeroj është shumë e thjeshtë dhe tepër e shijshme.

Në gjalpë ose vaj ulliri ku kemi hedhur për aromë një hudhër të shtypur, kaurdisni karkalecat nga 1-2 minuta në çdo anë në varësi të madhësisë së tyre.
Shtojmë piperin e kuq, ndërkohë që karkalecat janë drejt fundit të skuqjes dhe i shuajmë me gjysmë garuzhde nga uji i makaronave që po ziejmë.

Makaronat e kulluara të cilat i kemi hequr nga zjarri 2 minuta para zierjes sipas udhëzimit në paketim, i shtojmë te tigani ku kemi karkalecat dhe i ziejmë bashkë për 2 minuta duke i trazuar që pasta të lidhet me shijen e karkalecave. Rregullojmë në fund me piper dhe djath të grirë dhe çfarë të hash ????.

Kush dëshiron i shton dhe pak spec djegës. Shoqëruar me sallatë të lehtë verore kjo do ishte darka perfekte e së premtes.