Në Shkup, para më pak se katër muajsh, kultura për herë të parë u bë pjesë e Platformës menaxhuese për kulturë, hulumtim dhe inovacion, arsim dhe trajnim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Si përfaqësues të sektorit të kulturës, besojmë se ky mekanizëm do të mundësojë bashkëpunim më efektiv me Komisionin Evropian në nivel operacional në kuadër të zbatimit të agjendës së përbashkët rajonale dhe evropiane. Ky akt është vetëm një sinjal pozitiv për vendin për rëndësinë që po marrin sektorët kulturorë dhe inovativ në rajonin e Ballkanit Perëndimor në proceset eurointegruese, tha ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.
Ai sot në fjalimin e tij gjatë takimit ministror për Agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacion, hulumtim, arsim, kulturë, rini dhe sport në Shkup, që po mbahet në organizim të delegacionit të Bashkimit Evropian doli me porosi se kjo ngjarje konfirmon vazhdimësinë por edhe nevojën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim të mëtejshëm me partnerin tonë strategjik – Bashkimin Evropian.
Lutkov theksoi rëndësinë e kësaj platforme menaxhuese dhe përfitimet e saj të deritanishme, si një bazë solide për avancimin e mëtejshëm të prioriteteve rreth bashkëpunimit të ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat vitale sociale – shkencë, kërkim, inovacion, arsim dhe kulturë.
“Jam i nderuar që pikërisht në Shkup, kultura për herë të parë u bë pjesë e Platformës menaxhuese. Si përfaqësues të sektorit të kulturës, besojmë se ky mekanizëm do të mundësojë bashkëpunim më efikas me Komisionin Evropian në nivel operacional, në kuadër të zbatimit të agjendës së përbashkët rajonale dhe evropiane. Me këtë potencial krijues dhe të larmishëm, padyshim që do të kontribuojmë në zhvillimin e politikave nacionale, bashkëpunimit rajonal dhe politikave aktuale kulturore të BE-së”, tha ministri Lutkov.
Siç tha ai, bashkërisht do të dëshmojmë se potenciali në sektorët e kulturës dhe ato kreative është e një rëndësie të veçantë për proceset integruese.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në fjalimin e sotëm në takimin ministror, theksoi se aktiviteti është një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar për gjetjen e mënyrave për forcimin e unitetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, me çka sferat – inovacioni, hulumtimi, arsimi, kultura, rinia dhe sporti, do t’i avanconim nëpërmjet aplikimit të politikave dhe praktikave të mira tashmë të konfirmuara në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Nëse vullneti i sinqertë, entuziazmi dhe përpjekjet për zhvillimin e vendeve që përfaqësojmë të gjithë ne të pranishëm këtu, vazhdojmë t’i transferojmë në veprime të përbashkëta, atëherë do t’i arrijmë qëllimet më lehtë dhe do ta bëjmë rajonin më të njohur për përshpejtimin e tij rreth rritjes dhe konkurrencës në shkallë globale. Përvojat tregojnë se tubime të tilla të organizuara nën patronazhin e BE-së gjithmonë janë një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar ato ekzistuese dhe për të krijuar politika të reja që duhet të tejkalojnë sfidat, të cilat janë emëruesi ynë i përbashkët. Besojmë në ringjalljen proaktive të rajonit në përpjekjet për arsim, kërkim shkencor dhe zhvillim kulturor në botë”, ka thënë Janevska.
Ministri për kulturë dhe inovacion Balash Hanko nga presidenca hungareze në Këshillin e Bashkimit Evropian konsideron se kërkimi dhe inovacioni duhet të jenë në fokusin e përpjekjeve strategjike të BE-së.
Takimi ministror për Agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacion, hulumtim, arsim, kulturë, rini dhe sport do të hapet nesër në Shkup. Ministrat e pranishëm në takim dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë diskutojnë për rolin e rëndësishëm të Zonës evropiane për hulumtim dhe Agjendës evropiane të inovacionit, në të cilën janë integruar plotësisht të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor, thuhet në komunikatë.
Foto: MIA, printskrin
Comments are closed for this post.