Ka vetëm dy ditë që është publikuar por projekti i ri muzikor i Luanës ka pushtuar rrjetetet sociale.

“Sonte” mban titullin kënga më e re e Luanës, ku mysafir ka këngëtarin e madh nga Peja, Ramadan Krasniqi- Dani.

E dyshja duket se ia kanë qëlluar fort me bashkimin e tyre, pasi kënga po mirëpritet mjaft mirë nga publiku.

Afër 600 mijë klikime janë mbledhur në kanalin “Youtube” në këtë projekt që është publikuar të shtunën mbrëma.

Luana momentalisht është në pauzë si prezantuese dhe megjithëse këndimi është vetëm një hobi i saj, ajo është shndërruar në një konkurente të fortë të femrave të skenës.

Ky projekt nuk është i vetmi, bukuroshja po punon fort që të pushtojë edhe verën me projektet e reja dhe padyshim që edhe kërkesat për koncerte do t’i shtohen.