Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet kumtese për media thotë se propozim-buxheti për vitin 2022, i cili është në procedurë kuvendare, është për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, si dhe parasheh stabilitet financiar.

Nga kjo parti thonë se shumica në Kuvend do ta miratojë këtë propozim-buxhet.

“Nëpërmjet financimit të përgjegjshëm, viti 2022 duhet të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike dhe përshpejtimit të rritjes përmes investimeve, prandaj duhet konstruktivitet nga ana e opozitës për miratimin e Buxhetit me debat argumentues, pa bllokada dhe pengesa. Krahas miratimit të Buxhetit, Kuvendi duhet të miratojë një sërë ligjesh që janë bllokuar nga opozita prej muajsh, madje edhe vitesh, dhe janë të një rëndësie kyçe për qytetarët”.

“Disa prej tyre janë paga minimale prej 18.000 denarë, dita e diel jopune, fshirja e kamatës së borxheve, Ligji për shërbimin në ushtri, si dhe ndryshimet ligjore që mundësojnë punësim të përhershëm të 4.700 mësimdhënësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme”, thonë nga LSDM.