Nga partia në pushtet LSDM thonë se politikat e suksesshme dhe kthimi i parave tek qytetarët e shënuan vitin 2019.
“Në vitin 2019 paga minimale me LSDM-në është rritur në mënyrë historike prej 14.500 denarë. Kjo është rritje prej 5.500 denarë.
Me pagën e dhjetorit, rreth 90.000 qytetarë, punëtorë do të marrin shtesa mujore më të larta.
Paga mesatare me LSDM-në është rritur në 25.726 denarë me çka është rritur për mbi 3.000 denarë”, thonë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se të punësuarit në çerdhe, arsim, kulturë, shëndetësi, ushtri, qendrat për politikë sociale marrin të ardhura më të larta prej 20%.
Comments are closed for this post.