Sistemi i kontrollit mbi respektimin e masave për mbrojtjen nga koronavirusi është forcuar me miratimin e Ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, që u miratua nga shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM, thonë nga LSDM. Me ndryshimet ligjore, theksojnë ata, të gjitha inspektorateve u janë dhënë kompetenca më të mëdha për t’u marrë me shkelësit e protokolleve shëndetësore.

 

“Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve, është shtuar kontrolli i objekteve. Që nga dita e parë, Inspektorati Shtetëror i Tregut në disa qytete të vendit zhvilloi gjithsej 48 inspektime dhe 742 kontrolle në objekte hotelierike, kazino dhe bastore, nga ku një objekt në Gostivar u mbyll menjëherë për shkak të shkeljeve të Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive. Nuk ka tolerancë për ata që me vetëdije dhe qëllimisht shkelin masat e mbrojtjes”, thonë nga partia në pushtet.