Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se pas ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO nga SHBA, de fakto Maqedonia e Veriut është bërë anëtarja e 30-të e NATO-s.

Sipas tyre, 25 vende-anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar protokollin dhe kjo është dëshmi se reformat janë pranuar dhe se shteti është në rrugën e duhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“NATO nuk do të thotë vetëm siguri, NATO do të thotë rritje të ekonomisë, të cilën e kemi trashëguar me minus 1.8 përqind, ndërsa tani kemi rritje prej 4.1 përqind. NATO do të thotë investime të reja, vende të reja pune dhe stimul se jeni në rrugën e drejtë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se gjatë 11 viteve të kaluar shteti ka qenë i injoruar dhe izoluar.