Nga partia në pushtet LSDM deklarojnë se Maqedonia sot po fiton vendin e saj në NATO.

“Maqedonia sot po fiton vendin e saj në NATO. Ulemi në ulësen ton, në tavolinën e Aleancës. Vendet anëtare të NATO-s e nënshkruajnë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në Lidhjen më të fortë të sigurisë në botë”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se bëhet fjalë për rast dhe sukses historik për vendin tonë dhe qytetarët tonë.

“Pas disa viteve izolim, pasiguri dhe kthim prapa, Maqedonia ulet në të njëjtën tavolinë me vendet e botës demokratike. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë siguri e garantuar dhe stabilitet, siguria e qytetarëve tanë do të sjell edhe përfitime ekonomike për qytetarët, rritje të investimeve, rritje të ekonomisë”, thonë nga LSDM.