Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se buxheti për vitin 2023, i cili është në procedurë parlamentare, është hartuar dhe është përgjigje ndaj pasojave të krizës energjetike dhe ekonomike.
Nga LSDM thonë se në të parashikohen 250 milionë euro për masa të reja ndihme.
“Krahasuar me vitin 2022, në Buxhetin e ri të ardhurat janë rritur me 14,8 për qind, ndërsa deficiti është ulur me 0,7 pikë përqindje krahasuar me parashikimet për vitin 2022. 75 miliardë denarë ose 10 për qind më shumë rriten mjetet për pagesën e pensioneve, ndërsa 12,5 miliardë denarë janë planifikuar për pagesën e beneficioneve për mbrojtje sociale të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve”.
“Janë siguruar mjete shtesë për harmonizimin e pagave me pagën minimale gjatë vitit të ardhshëm, sipas metodologjisë së re. Kjo do të thotë se tashmë në mars të vitit të ardhshëm do të kemi një rritje të re të pagës minimale dhe një rritje të re të pensioneve, ndërkohë që kujdesi për kategoritë e rrezikuara vazhdon”, thonë nga LSDM.
Më tej shtojnë se buxheti për vitin 2023 është zhvilluar dhe ofron kushte për rritje ekonomike, e cila në vitin e ardhshëm sipas projeksioneve të BERZH-it duhet të jetë 2,3 për qind, që është më shumë në raport me projeksionet për rritje në vendet e Eurozonës. i cili gjithashtu sipas BERZH-it është projektuar për 0,3 për qind.
Comments are closed for this post.