Rajoni i Lombardisë i propozon qeverisë mbylljen e qendrave tregtare në fundjavë si dhe orë policorë nga ora 23:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit në të gjithë territorin duke filluar nga e enjtja, 22 tetor, si rezultat i gjendjes me pandeminë Covid-19.
Pra ndalimin e lëvizjes dhe çdo aktiviteti nga ora 23:00 deri në 5:00 të mëngjesit.
Qeveria Conte i ka dhënë dritën jeshile këtij propozimi, ndërsa ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza informon se gjatë orëve në vijim do ta zyrtarizojë kërkesën e guvernatorit të Lombardisë Atilio Fontana me një urdhëresë specifike me të gjitha masat më shtrënguese në këtë rajon
Comments are closed for this post.