Reds ishin më të mirë, por vendasit i krijuan shumë vështirësi skuadrës së Jurgen Klopp.

Pjesa e parë ishte pa gola, por me raste nga Roberto Firmino (22′), Sadio Mane (31′), Mohamed Salah (34′), Firmino (41′) dhe Oumar Niasse (44′).

Edhe pjesa e dytë filloi me raste nga Reds, ndërsa goli i parë erdhi nga Georginio Wijnaldum në minutën e 57-të.

Festa e Georginio Wijnaldum pas golit ndaj Cardiff Cityt (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Ishte Junior Hoilett që rrezikoi portën e Alisson në minutën e 60-të, ashtu si Sean Morrison në minutën e 65-të, por asnjëri nuk arriti të tund rrjetën e portës mysafire.

Në minutën e 81-të James Milner shënoi nga pika e bardhë për Reds, pasi paraprakisht Salah u rrëzua në zonë.

“Plakushi” James Milner i pagabueshëm nga pika e bardhë (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Liverpooli ngjitet në vendin e parë më 88 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak, ndërsa Cardiffi renditet në vendin e 18-të me 31 pikë.

Në xhiron e radhës ekipi i Kloppit luan ndaj Huddersfieldit, ndërsa Cardiffi kundër Fulhamit.