Prej mesnatës çmimi i naftës, benzinës BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 2,5 denarë, përcjell TV21. Çmimi i BS-95 do të ulet për 3 denarë. Kjo sot u vendos në mbledhjen e Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 105,00 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 108,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 101,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 99,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 51,564 (denarë/kilogram)