Lionel Messi është zgjedhur atleti i vitit nga revista amerikane “Time” për vitin 2023. Kalimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultoi i suksesshëm për 36-vjeçarin që tashmë mori çmimin e radhës jashtë fushave të lojës.
Me nënshkrimin e tij, Inter Miami fitoi Kupën e Ligës, trofeun e tyre të parë të madh, duke mposhtur Nashville, finale në të cilën Messi shënoi. Argjentinasi shënoi 11 gola në 14 ndeshje në të gjitha garat për të përfunduar sezonin. Ai gjithashtu u nominua për çmimin MVP në MLS.
Performanca e mirë në nivel kombëtaresh u kurorëzua nga Messi me Topin e Tetë të Artë, pasi udhëhoqi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës në Katar 2022. 36-vjeçari firmosi me Inter Miami në një marrëveshje me vlerë 20 milionë Dollarë në vit.
Messi i bashkohet kampionëve si Simone Biles, Michael Phelps, LeBron James dhe ekipit kombëtar të femrave të Shteteve të Bashkuara duke fituar këtë çmim.
Comments are closed for this post.