Në zyrën e Avokatit të Popullit sot në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve nga Zgjedhjet Lokale në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo lloj shkelje të të drejtës së votës.
Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin e zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera të cilat janë të obliguara që t’iu sigurojnë mbrojtje të të drejtave të tyre të garantuara.
E drejta e votës, siç potencon avokati i popullit, është e garantuar me kushtetutë si e barabartë dhe e përgjithshme dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për realizimin e kësaj të drejte, për çka jo rastësisht shkelja e lirisë së përcaktimit të votuesve si dhe shkelje të tjera të drejtës së votës janë vepra të dënueshme. Gjithashtu, avokati i popullit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin e zgjedhjeve t’i respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.
Comments are closed for this post.