Drejtori i Slloboda Prevoz, Lenin Jovanovski deklaroi sot se do të tërhiqet nga roli i tij në protesta, për siç u shpreh ai, ka hapur rrugën e zgjidhjes së problemit me transportuesit privatë.
Jovanovski me këtë rast tha se emri i tij dhe ndërmarrjes “Slloboda Prevoz” është keqpërdorur edhe nga strukturat politike.
“Çdo ditë e më shumë përmendet emri im edhe nga strukturat politike të cilët theksojnë emrin tim dhe të Slloboda Prevoz, andaj dua të them se unë si Lenin Jovanovski tërhiqem nga roli im në këto protesta. Slloboda Prevozit i është marrë licenca dhe ne për momentin do ta respektojmë këtë. Shpresoj se ky hap i im do t’i inkurajoj edhe kompetentët që marrin më seriozisht zgjidhjen e problemit me transportuesit privat”, deklaroi Lenin Jovanovski, nga Slloboda Prevoz.
“Derisa në Evropë protestohet për të drejta më të mëdha, tek ne transportuesit privat protestojnë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre të përcaktuara me ligj”, tha Jovanovski i cili derisa komentoi deklaratën e ministrit të Pushtetit Lokal, Risto Penov e krahasoi atë me regjimin në Korenë e Veriut.
Comments are closed for this post.