Perberesit:

1 shalqi i madh ose 2 të vegjël

250 ml lëng limoni

100 gr sheqer pluhur i artë

1 litër ujë me gaz

1 lime, i prerë në feta

1 tufë mente

akull i grimcuar

Pergatitja:

Prisni pjesën e sipërme të shalqirit dhe zbrazni atë duke përdorur një lugë të madhe. Shtypeni pjsën e kuqe përmes një sitë në një tas.

Vendoseni tulin në një blender (ose përdorni një enë të gjatë dhe blender dore) me lëngun e limonit dhe sheqerin, përpunojeni në një pure dhe më pas shtoni ujin me gaz.

Hidhni pak akull në shalqirin e zgavruar dhe mbusheni me përzierjen e limonatës. Pjesën tjetër e shërbejmë në një enë me feta lime dhe mente. Lini një tas me akull shtesë të grimcuar në anë, në mënyrë që njerëzit të mund t’i shërbejnë vetes.