Dy reperët e njohur të estradës, Ledri Vula dhe Bardhi, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Copë copë” titullohet kënga e re e dyshes, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Muzika është punuar nga producenti Çelik Lipa, gjersa tekstin e kanë shkruar vet reperët, secili pjesën e tyre përkatëse.

Kënga është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio me tekst, gjersa nuk është bërë e ditur nga reperët nëse kanë ndër mend që t’ia realizojnë edhe klipin.

“Copë copë” është vetëm një nga këngët e albumit më të ri të Bardhit, “Trëndafila”, i cili u publikua i plotë të martën.

Albumi “Trëndafila” ka plot 20 këngë, 18 prej të cilave janë bashkëpunime.