Nga nesër, rruga nga Draçeva afër vijës hekurudhore deri në fshatin Lisiçe do të mbyllet për një javë për shkak të asfaltimit, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga LAMM theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve të qyteteve po zhvillohet me intensitet të lartë. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga atje rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave sidomos nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. Kjo është veçanërisht vlen për pjesët Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.