Sipas një hulumtimi të publikuar në revistën Annals of Oncology, numri i vdekjeve si pasojë e kancerit në Evropë është duke u zvogëluar.

Carlo Vecchia, profesor në Shkollën e Mjekësisë në Milano të Italisë dhe kolegët e tij pretendojnë që këtë vit niveli i vdekjeve nga kanceri i gjirit do të zbresë për 9%. Sipas këtij hulumtimi në vitin 2019 numri i vdekjeve ka rënë nga 14.6 në 100.000 persona në 13.4 në 100.000. Kanceri i gjirit është shkaku numër dy i vdekjeve pas kancerit të mushkërive, shkruan Sciencedaily.

Në vitin 2014 në Evropë kishte 92.000 vdekje nga kanceri i gjirit, ndërsa në vitin 2019 kjo vlerë u rrit në 90.800. Kjo ulje e numrit të vdekjeve përkon me vetëdijesimin e njerëzve për të bërë analiza apo ekzaminime të hershme, si dhe zbulimin e metodave më moderne për trajtim. Mosha në të cilën zakonisht bëhet diagnostikimi i kancerit të gjirit është mosha 59-69 vjeç.

Një nga vendet të cilat nuk e kanë zhvilluar një strategji të duhur për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit është Polonia dhe për këtë arsye është një nga vendet me më shumë viktima nga kanceri në Evropë. Nga këto hulumtime ka rezultuar që shteti në të cilin ka më së paku vdekje nga kanceri dhe këtë vit ka pësuar rënie është Britania e Madhe që ka pësuar rënie prej 13%, Franca ka pasur një ulje 10% dhe Gjermania një ulje prej 9%, kurse në Poloni numri i vdekjeve nga kanceri ka pasur një rritje prej 2%.

Kanceri i mushkërive është shkaku më i shpeshtë i vdekjeve me 183.200 vdekje në meshkuj dhe 96.000 në femra. Disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e numrit të vdekjeve në botë, janë stili i jetës, ushqimi jo i shëndetshëm konsumimi i duhanit.