Shpesh mund të bëjmë shumë gabime duke zgjedhur detergjentin e duhur për rroba.

Por lajmi i mirë është se ju duhet vetëm një përbërës në çdo larje, për të ruajtur para dhe nervat.

Është interesante se e gjitha çfarë duhet të bëni është të hidhni pak uthull të bardhë në makinën e larjes aty ku e hidhni detergjentin dhe rrobat tuaja do të shkëlqejnë si asnjëherë më parë, transmeton Gazeta Express.

Para se ta lëshoni, hidhni edhe ½ filxhan uthull në rroba. Kështu do ta forconi efektin e detergjentit të zakonshëm dhe do të parandaloni zhdukjen e ngjyrave.

Në vend të ndonjë zbardhuesi tjetër, në vendin ku e hidhni detergjentin vendosni edhe pak uthull. Uthulla ka efektin e njëjtë, por është më e butë dhe më e përshtatshme për mjedisin.

Uthulla largon djersët dhe njollat e deodorantit në rrobat e bardha.