Hulumtimet e fundit tregojnë se çdokush që dëshiron të kontrollojë peshën duhet së pari të mendojë për metabolizmin e tyre, dhe pastaj çdo gjë tjetër.

Metabolizmi është motori i trupit tonë – ai kontrollon gjithçka duke filluar nga frymëmarrja dhe mushkëritë, djeg kaloritë e konsumuara nga ushqimi dhe pija, dhe është fajtori kryesor për peshën e çdo personi, transmeton kp.

Metabolizmi dhe djegia e kalorive ndryshon nga personi në person, dhe mesatarisht varion nga 60% deri në 75% të kalorive të djegura çdo ditë. Njohja e metabolizmit personal mund të ndihmojë të gjithë që të kuptojnë se sa mund të hanë dhe të mos trashen.

Sipas hulumtimit, njerëzit që kanë metabolizmin natyral të shpejtë mund të hanë më shumë pa fituar peshë në krahasim me njerëzit metabolizmi i të cilëve është më i ngadalshëm.