Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet ta fillojë seancën e 30-të, në rend dite të së cilës janë 50 propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve ekzistuese, si dhe interpelanca për punën e zv.kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Në seancën e 30, interpelanca ndaj Dimitrovit është pika e 53 e rendit të ditës. Para deputetëve, Dimitrov do të ketë mundësinë të japë argumentet e tij kundër interpelancës së ngritur për të nga ana e OBRM-PDUKM-së.

Duke e komentuar atë kohë më parë, Dimitrov e kishte cilësuar për përpjekje për të krijuar përçarje brenda Qeverisë.

“Përpjekja e dëshpëruar për krijimin e përçarjes së brendshme në Qeveri shkon më larg se programi politik dhe beteja e tyre kundër nesh si kundërshtarë politik. Në këtë ndërthurje historike dhe në këtë kontekst, ky është sulm direkt ndaj vetë shtetit dhe institucioneve të tij si shtylla dhe bartës të suverenitetit”, tha Nikolla Dimitrov.