Të gjithë fondet, ndërmarrjet publike dhe personat juridik që disponojnë me kapital shtetëror, në afat prej dy ditëve pas revidimit të Afatit të KSHZ-së, duhet ta njoftojnë Komisionin Anti-korrupsion se sa automjete kanë dhe cila është gjendja e tyre.
Kjo është paraparë me propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor që bashkërisht i propozojnë të gjitha partitë politike sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Në këtë mënyrë, Komisioni Anti-korrupsion duhet ta publikojë listën me tabelat regjistruese në mënyrë që secili të ketë qasje nëse ndonjë nga ato automjete përdoret për qëllime zgjedhore.
Gjithsej votuan 78 deputetë “për”, dy “kundër” dhe një i përmbajtur.
Comments are closed for this post.